Kjo është hapësira ku punon një ndër rrobaqepësit më të njohur në qytetin e Ferizajt.
Kjo është hapësira ku punon një ndër rrobaqepësit më të njohur në qytetin e Ferizajt.
Ky është 74-vjeçari, Osman Prekadini, i cili këtë zanat e nisi që nga mosha 18-vjeçare.
Për më shumë se 50 vjet, ai e bën punën e njëjtë por me shumë dashuri.
Si në punë, ashtu edhe në veshje, Osmani është shumë i veçantë.
Kollarja e jeleku, janë veshjet e zakonshme për të, e madje thotë se përmes veshjes tregon edhe zotësinë që ka në zanat.
Për një kohë, punën e rrobaqepësit e kishte bërë edhe në Paris.
Ai thotë se vendi i modës e mësoi shumëçka.
Pas Osmanit, tashmë pjesë e kësaj hapësire dhe i pandashëm është bërë edhe i biri i tij, Krenari.
Ai ka trashëguar zanatin e të atit dhe bashkë ditët i kalojnë duke qepur në makinë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.