Parku i Mbrojtur i Gërmisë vazhdon të mbetet hapësira më e preferuar për qytetarët e të gjitha vendeve.
Me orë të tëra gjatë gjithë ditëve të javës ata dalin për ecje në këtë hapësirë.
Të moshuar e të rinj vizitat i kanë të përhershme aty, veçanërisht pas përhapjes së pandemisë COVID-19.
Por, të shpeshta janë kritikat për ndotjen e ambientit me mbeturina të llojeve të ndryshme, të cilat hidhen kudo në zonat e këtij parku.
Megjithatë, janë disa nga qytetarët që thonë se pastërtia në këtë vend është në nivel të kënaqshëm.
Por ka edhe të tillë që konsiderojnë se Parku i Gërmisë do të duhej të ishte edhe më në nivel për nga pastrimi i mbeturinave.
Që Gërmia të jetë pa mbeturina pas vizitave të shumta kujdeset ambientalistja Valbonë Mustafa.
Janë të shpeshta rastet kur ajo e përshkon këtë terren dhe i njeh saktë zonat e vërshuara nga mbeturinat, me përjashtim të mbylljes në fillim të pandemisë për shkak të kufizimeve të lëvizjes edhe në parqe.
Ka vite prejse në baza vullnetare së bashku me një grup të rinjsh e pastrojnë këtë hapësirë, por sa është rritur niveli i vetëdijesimit te qytetarët, sipas saj?
Aksionet e saja me radhë janë pritur mirë nga qytetarët e tjerë, por thekson se deri tash nuk ka pasur mbështetje nga institucionet.
Është Policia e Kosovës ajo që, sipas saj, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim për t’i parandaluar zhurmat që krijojnë motoçikletat në atë zonë.
Valbona thotë se asnjëherë nuk heq dorë prej kësaj rutine, të cilën e ka krijuar prej vitesh pasi, sipas saj, përveç pastrimit që e bën, këtë kohë e shfrytëzon edhe për rekreacion, ecje e vrapim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.