SOT

Stjuardesa shqiptare takon gjyshen si pasagjere pas 1 viti, videoja bëhet virale

 

Lirie Baleci, shqiptarja me profesion stjuardese, është bërë lajm në rrjete sociale pasi që ka shpërndarë një video derisa takon gjyshen si pasagjere pas më shumë se 1 viti, prej kur nisi pandemia.

Videoja e realizuar në aeroportin “Adem Jashari” shfaq Lirien në punën e saj si stjuardese dhe gjyshen që befasohet kur sheh që te porta e aeroplanit po e priste mbesa stjuardese.