SOT

Puna e përbashkët e policëve kufitarë, Kosovë - Shqipëri

 

Deri në vitin 2018 secila palë punonte në anën e tyre. Por me një marrëveshje mes dy shteteve, Kosovë-Shqipëri, nga atëherë organet e rendit të dy shteteve ndajnë të njëjtin vend të punës.

Komandanti i pikës kufitare në Vërmicë, i cili iu bashkua Policisë së Kosovës në 2002 e nga 2005 është në shërbim në këtë pikë, thotë se marrëdhëniet me kolegët andej kufirit janë tejet të ngushta.