SOT

Bellanica ndër fshatrat më të pastra të Kosovës

 

Fshati ka 500 shtëpi me rreth 4 mijë banorë. Por në shikim të parë të lë përshtypjen e një qyteti. Hapësirat gjelbëruese, infrastruktura e rregulluar e mirëmbajtja janë vetëm disa veçoritë që e dallojnë fshatin Bellanicë të Malishevës.

Sipas banorëve, mënyra e jetesës nuk dallon nga vendet perëndimore. Vetë banorët kujdesen dhe e ndërtojnë infrastrukturën nga buxheti i mbledhur, i cili në vit arrit 100 mijë euro.