SOT

Promovimi i ushqimit organik në festivalin e gastronomisë

 

Ajkë organike e sjellë nga fermat shqiptare, e përzier me miell misri, janë përbërësit e pjatës që po e paraqet kuzhinieri Përparim Laçi së bashku me të bijën Leonorën.

E njohur si mazë e zier, ky është një nga specialitetet tradicionale të zonës së Pukës, të cilën përzgjodhi ta paraqesë në “Prishtina Gastronomy Festival”, në kuadër të klasës së gatimit, që fillon nga ora 17:00 deri në orën 20:00.