SOT

Mjeshtri i filigranit që synon hapjen e shkollës së këtij zanati

 

5 dekada i kaloi me këtë zeje. Mjeshtri Bashkim Tejeci nga Prizreni, si 15-vjeçar filloi me zanatin e filigranit, e që atëherë çdo ditë e më shumë perfeksionoi punën, e tani është një ndër mjeshtërit më të njohur që ka vendi.

Puna me filigran është unike, kështu e përshkruan mjeshtri zanatin që e ushtron.