Në Gurrakoc të Istogut para disa vjetëve Sadush Kabashi ka ndërtuar një fermë, në të cilën tash i ka 300 krerë lopë të racave të ndryshme.
Familja Kabashi gjithnjë kishte mbajtur lopë, por vetëm për nevoja familjare.
Ndërkaq blegtori nga Gurrakoci vendosi të kthehej nga mërgimi e ta kthente në punë primare fermën.
Derisa shumë fermerë e bujq janë duke u përballur me mungesë punëtorësh, Kabashi thotë se nuk e ka problem sigurimin e tyre.
Mjetet e punës ia kanë lehtësuar veprimtarinë.
Për dallim nga vite me parë, thotë se tash është i kënaqur me çmimin e qumështit.
Blegtori nga Istogu thotë se nuk mendon t’i largohet kësaj veprimtarie.
Ai synon të zgjerohet për t’i furnizuar fabrikat vendore edhe me më shumë qumësht e mish.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.