Sport

Ronaldo rikthehet në “shtëpi”

 

Cristiano Ronaldo do të kthehet në “Old Trafford”, por kësaj radhe me fanellën e Juventusit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ylli portugez, që kishte kaluar gjashtë sezone të mëdha te “Djajtë e Kuq”, ka thënë se ndihet sikur në shtëpi sa herë që është në Manchester.