Sport

Mourinho nuk beson se De Gea do të zgjasë kontratën

 

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se nuk është i bindur që David De Gea do të vazhdojë kontratën me klubin.

Kontrata aktuale e spanjollit skadon në fund të këtij sezoni dhe përkundër mundësisë për zgjatje edhe për një vit tjetër, e ardhmja e gardianit është në dyshim.