Superkupa e Italisë më 16 janar në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë më 16 janar në Arabinë Saudite

05 November 2018 17:04

Ndeshja e Superkupës së Italisë për këtë edicion ndërmjet Juventusit dhe Milanit, do të zhvillohet më 16 janar të vitit të ardhshëm.

Kjo ndeshje do të luhet në Jeddah të Arabisë Saudite dhe është hera e parë që Superkupa e Italisë zhvillohet në këtë vend pas Tripolit, New Yorkut, Pekinit, Dohas e Shangait.

Juventusi është kampion dhe fitues i kupës së Italisë për edicionin e shkuar kurse Milani ishte finalist i kupës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme