Sport

Muriqi e Kryeziu marrin ftesë nga Kosova, por u duhet edhe leja e FIFA-s

Muriqi e Kryeziu marrin ftesë nga Kosova, por u duhet edhe leja e FIFA-s

Dy përforcimet, portieri Arjanet Muriq dhe qendërmbrojtësi Mirlind Kryeziu, pritet të jenë në listën e seleksionuesit të Kosovës, Bernard Challandes për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve këtë muaj, shkruan sot Koha Ditore.

Listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kundër Maltës dhe Azerbajxhanit, Challandes pritet ta publikojë të premten (sot). Por Muriq dhe Kryeziu ende nuk kanë marrë leje nga FIFA për të luajtur me Kosovën. Ata kanë luajtur më herët për përfaqësuese të tjera, përkatësisht Malin e Zi e Zvicrën dhe u duhet leje për të ndërruar atë.