Sport

Në “Minatori” luhet ndeshja që dikur njihej si superderbi

Derisa te Z Mobile Prishtina ende po merren me suksesin në FIBA Europe Cup, te Trepça kanë në mendje diçka tjetër - si t'i kundërvihen me sukses skuadrës së kaltër.

Trepça e Prishtina vazhdimisht kanë pasur rivalitet të madh, por në dy vjetët e fundit dallimi në cilësi ishte i madh dhe ndeshjet nuk e përmbanin "dramën" e zakonshme. Edhe tani dallimi në cilësi vlerësohet i madh, por "xehetarët" janë të përkushtuar të japin maksimumin për paraqitje sa më të mirë.