Sport

Ish-lojtari i Man. Utd ka përfunduar në ligën e pestë të Zvicrës

 

Eric Djemba-Djemba ishte titullar te Manchester Unitedi në debutimin e Wayne Rooneyt në stadiumin "Old Trafford". Ndërsa ka qenë shok i mirë edhe me Cristiano Ronaldon, me të cilin dilte pas stërvitjeve. Por tash Djemba-Djemba nuk po luan më përpara 78 mijë shikuesve sikurse në kohën kur ishte në "Old Trafford".

Ai po bën karrierë në kategorinë e pestë të Zvicrës ku në ndeshjet e ekipit të tij nuk mblidhen më shumë se 88 shikues. Kaq është rekordi.