Sulmuesi argjentinas ishte figura tragjike në humbjen e Milanit nga Juventusi.
Gonzalo Higuain luajti për herë të parë ndaj-ish skuadrës së tij Juventus, që prejse është transferuar tek Milani në verë.
Por nuk ishte mbrëmja e El Pipitasit i cili fillimisht humbi një penallti e më pas edhe u ndëshkua me karton të kuq pas reagimit të ashpër ndaj gjyqtarit Paolo Mazzoleni.
Higuain më pas kërkoi falje për gjithë ato skena që bëri në fushë.
“Dua t’u kërkoj falje shokëve të mi të skuadrës, trajnerit, tifozëve dhe gjyqtarit, i cili e di se çfarë i kam thënë. Në të njëjtën kohë, gjyqtari duhet të ketë mirëkuptim për emocionet e atij momenti”, ka thënë Higuain për Sky Sport Italia, transmeton ksp.
“Nuk është dashur të reagoja në atë mënyrë, prandaj edhe po kërkoj ndjesë”, tha Higuain.
Lexoni edhe:
Ronaldo shpreson të mos ta dënojnë Higuainin
“Ishte karton i kuq dhe vendimi tashmë ishte marrë, po ashtu marr përgjegjësinë për reagimin që bëra”, shtoi ai.
“Jam njeri shumë emocional dhe ndonjëherë e kam të vështirë t’i kontrolloj ndjenjat”, ka theksuar argjentinasi.
Higuaini do t’i mungojë Milanit në ndeshjen e radhës ndaj Lazios, por ende nuk dihet nëse do të dënohet me më shumë ndeshje.