Salihu për Ismajlin: Ai që s’e do Kosovën, s’mund ta dojë as Shqipërinë

Salihu për Ismajlin: Ai që s’e do Kosovën, s’mund ta dojë as Shqipërinë
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka komentuar largimin e mbrojtësit Ardian Ismajli nga Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në drejtim të ekipit të parë të Shqipërisë.
Në Express Intervistën në KTV, Salihu ka thënë se asnjë njeri që nuk e do Kosovën, nuk mund ta dojë Shqipërinë. Ka thënë se në aspektin sportiv ka pasur shantazh nga Ismajli që ka kërkuar të jetë në ekipin e parë të Kosovës.
“Ai që nuk e do Kosovën, nuk e do as Shqipërinë. Ai mund ta gënjejë veten. Në aspektin sportiv është shantazh. Nuk mund t’i garantojë trajneri askujt se do të luajë. Nuk ka luajtur me skuadrën e vet, por e kemi bërë kapiten te të rinjtë. Gjithçka varet nga karakteri. Shqipëria na ka lajmëruar shumë fer. Kemi raporte shumë të mira me ta. Kur na lajmëruan u kemi thënë se nëse është vendim i lojtarit, nuk duam të ndërhyjmë”, ka thënë ai. “Ai që nuk e do Kosovën nuk mund ta dojë as kombëtaren e Shqipërisë”.
Sipas Salihut, Kosova i ka kërkuar Shqipërisë të mos joshin më të rinjtë e Kosovës, sidomos ata që luajnë për përfaqësuesen. Sipas tij, kjo po i dëmton të dy ekipet.
Salihu jep detaje për biletat online për Kosovën
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka dhënë detaje për shitjen e biletave për ndeshjen e fundit të Kosovës në Ligën e Kombeve.
Më 20 nëntor, Kosova luan me Azerbajxhanin në shtëpi ndeshjen e fundit të Grupit 3, që njëkohësisht vendos edhe për fituesin e grupit. Nga kjo ndeshje do të nisë edhe shërbimi online, për herë të parë, pas shumë problemeve që përcollën ndeshjet e shkuara.
Ai ka treguar se shitja e biletave është dashur të jetë gati në platformën e krijuar së fundmi qysh sonte. Ai ka treguar në Express Intervistën në KTV se një person ka të drejtë të blejë tri bileta me një kartelë krediti.
“Biletat nuk personalizohen. Me një kartelë krediti mund të blejë vetëm tri. E kemi kufizuar. Shpresojmë të mos ketë keqpërdorime”, ka thënë ai.
Ka shtuar se Kosova duhet sa më shpejtë të bëjë një stadium më të madh se ai “Fadil Vokrri” në mënyrë që të kënaqë të gjithë adhuruesit e futbollit.
Sipas Salihut, edhe po të kishte kapacitet 50 mijë ulësesh, stadiumi i Kosovës do të mbushej gjithmonë kur luan Përfaqësuesja.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Leon Dajaku huazohet te Union Berlini
Di Maria, dëshira e Mourinhos

Tri skuadra pas Militaos
Martinezi i lumtur te Interi
Pirlo thotë se Conte e shtyri të bëhej trajner
Mustafi mund të transferohet në Bundesligë

Rahoveci vazhdon me fitore në Superligë
Asistimi i Paqaradës në minutën e fundit ia dha fitoren St. Paulit

Cikalleshi shënon për Konyasporin pas asistimit të Bytyqit

Medhi Benatia pritet të transferohet te Parma

Saleh, trajneri i parë mysliman në historinë e NFL-së
