Fred, lojtari që u pagua 59 milionë për të qëndruar në stol
I pyetur se për çfarë arsye preferoi transferimin te Manchester Unitedi para Manchester Cityt, braziliani Fred u përgjigj se "mundësia për të punuar nën urdhrat e Jose Mourinhos nuk mund të refuzohej".
"Mourinho është top trajner me të cilin dëshiron të punojë çdo futbollist, pasi është një fitues i vërtetë. Unë do të mësoj shumë gjëra prej tij te Manchesteri, kjo është më se i sigurt", kishte deklaruar Fred. "Jose ishte vendimtar në vendimin tim për të pranuar ofertën e Manchester Unitedit para Cityt. Dhe atij i jam falënderues i madh që kishte shprehur interesim për mua", shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo, duke pasur parasysh se Fred ka qenë rezervist i papërdorur në ndeshjet më të mëdha të Manchester Unitedit këtë edicion - ndaj Chelseat, Cityt dhe Juventusit dy herë - braziliani me siguri se nuk do ta kishte përgjigjen e njëjtë sikurse në fillim.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)