Sport

Prishtina kërkon hakmarrje ndaj favoritit numër një

Prishtina kërkon hakmarrje ndaj favoritit numër një

Z Mobile Prishtina do të kërkojë fitoren ndaj Bakken Bears, por jo të tillë çfarë do t'ia rrëmbente skuadrës daneze vendin e parë në grup, shkruan sot Koha Ditore.

Te Prishtina do të mjaftoheshin edhe me një fitore të ngushtë, sa për t'iu revanshuar danezëve për humbjen e thellë në ndeshjen e parë. Prishtina kishte humbur me 24 pikë dallim (108:84) ndeshjen me Bakkenin, ndërkohë që për t'ia marrë pozitën e parë në grup duhet ta mposhtë me 25 pikë, diçka gati e pamundur.