Sport

Juve e do Nevesin e Wolvesit

 

Juventusi për muajin janar kur hapet edhe afati kalimtar dimëror, do të kërkojë ta marrë në ekip mesfushorin Ruben Neves, futbollisti i Wolverhamptonit që e ka menaxherin e njëjtë me Cristiano Ronaldon.

Portugezi Neves është njëri ndër futbollistët kryesor te Wolves, pasi pikërisht ai ndihmoi shumë që skuadra të promovohet sivjet në Premier League.