Sport

Ngritja e madhe e futbollit të Kosovës

Ngritja e madhe e futbollit të Kosovës

Futbolli kosovar dhe më gjerë humbi figurën më të madhe këtë vit - legjendën dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri. Por gjatë këtij viti Kosova ka arritur edhe sukseset më të mëdha.

Nisi në mars me fitoren e Shpresave (U21) kundër Azerbajxhanit (2:0) që u pasua me disa ndeshje të mëdha të kësaj gjenerate dhe u mbyll javën e shkuar me kualifikimin historik të përfaqësueses "A" në plejofin e Ligës D të Ligës së Kombeve. Me triumf në grupin e saj, Kosova ka siguruar mundësinë të luftojë për pjesëmarrje në Evropian si dhe është ngritur në Ligën C të Ligës së Kombeve për edicionin e radhës.