Sport

Roma e Reali kërkojnë këndelljen në kurriz të njëra-tjetrës

Roma e Reali kërkojnë këndelljen në kurriz të njëra-tjetrës
 

Roma kërkon një rezultat pozitiv në shtëpi të martën mbrëma ndaj Real Madridit për të siguruar kualifikimin në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e së martës mbrëma do të jetë derbi mes dy liderëve të Grupit G. Pas katër xhirove Reali e Roma kanë nga nëntë pikë, ndërsa CSKA Moska zë vendin e tretë me katër pikë.