Sport

Reali tjetër fytyrë në “Champions”, mposht Romën

Reali tjetër fytyrë në “Champions”, mposht Romën
 

Real Madridi formën e dobët e ka lënë në ligën spanjolle, pasi në Ligën e Kampionëve ka vazhduar fitoret duke mposhtur Romën me rezultat 2 me 0.

“Mbretërit” mposhtën romakët në “Olimpico” me golat e Gareth Bale dhe Lucas Vasquezit dhe kanë siguruar pozitën e parë në grup me 12 pikë, derisa Roma është në pozitën e dytë me nëntë pikë.