Sport

Familja e Ronaldos reagon ashpër pasi Modriqi fitoi Topin e Artë

Foto: Reuters
 

Familja e Cristiano Ronaldos ka reaguar ashpër pasi ylli i Juventusit nuk e fitoi Topin e Artë të hënën në mbrëmje në ceremoninë e mbajtur në Paris.

Portugezi po shpresonte të fitonte Topin e gjashtë të Artë pas shkëlqimit sezonin e shkuar me Real Madridin ku fitoi Ligën e Kampionëve, por i pari doli Luka Modriq që pos Championsit udhëhoqi Kroacinë drejt finales në Kupën e Botës. Ronaldo doli i dyti në votim.