Sport

Kosova përfiton nga vendimi për t'i bërë miqësoret obligative

Kosova përfiton nga vendimi për t'i bërë miqësoret obligative
Foto: Koha / ilustrim

Ndeshjet kualifikuese për Euro2020 nisin në marsin e vitit të ardhshëm, kur përfaqësueset duhet të luajnë nga dy ndeshje. E ato përfaqësuese që e kanë të caktuar ta luajnë vetëm një ndeshje kualifikuese, siç është rasti i Kosovës që më 25 mars do të ndeshet me Bullgarinë, duhet ta luajnë edhe një miqësore.

Ky është vendimi i UEFA-s. Secila skuadër duhet të luajë ndeshje në terminët e lirë, qoftë kualifikuese, qoftë miqësore.