Sport

Norvegjia me Lagerbackun po kthehet në hartën e futbollit

 

Tifozët norvegjezë të futbollit kanë shikuar nga anash, ndërsa fqinjët e tyre nordikë ishin në Kupën e Botës në Rusi këtë verë. Por nën drejtimin e Lars Lagerbackut, Norvegjia sërish duket si pretendente për t'u kualifikuar në turne të mëdhenj.

Që nga emërimi i tij në shkurt të vitit 2017, suedezi ka rindërtuar Norvegjinë në një skuadër që ka fituar grupin e vet në Ligën e Kombeve dhe ka gjasa reale për të arritur në finalet e Kampionatit Evropian për herë të parë pas 20 vjetëve, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.