Mesfushori i Real Madridit, Isco, mund të transferohet në Serie A.
Mediat në Itali shkruajnë se Juventuesi është duke e monitoruar situatën e spanjollit, i cili nuk po ka hapësirë në skuadrën madrilene, që nga ardhja e trajnerit, Santiago Solari.
Për këtë fakt, “Zonja e Vjetër” po mundohet që të sjellë në Torino mesfushorin kualitativ.
Për Iscon, Juventusi kishte shprehur interesim edhe në të kaluarën, pasi pëlqehet shumë nga trajneri Allegri.
Këtë sezon, 26 vjeçari është paraqitur në 14 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.