Sport

Arrihet marrëveshja për menaxhimin e stadiumit “Fadil Vokrri”

Arrihet marrëveshja për menaxhimin e stadiumit “Fadil Vokrri”

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Gjatë këtij takimi u diskutuan disa çështje të rëndësishme. Fillimisht u bisedua rreth menaxhimit të stadiumit “Fadil Vokrri” ku edhe u arrit marrëveshja që me këtë stadium veçmas gjatë ciklit kualifikues për Euro 2020 të menaxhojë FFK-ja në bashkëpunim me komunën. Ndërkohë, këtë marrëveshje e ka miratuar edhe ministri i sportit, Kujtim Gashi, i cili është takuar më pas me presidentin Ademi dhe kryetarin Ahmeti.