Sport

Sporti i Kosovës po lë prapa një vit me plot telashe të natyrës politike

 

Një valë reagimesh kanë ngjallur diskriminimet e natyrës politike, pre e të cilave ishin sportistët kosovarë gjatë vitit 2018. Reagimet janë shoqëruar edhe me masa konkrete, por edhe këtë vit, njëjtë si në vitet e kaluara, telashet e natyrës politike ishin të mëdha për sportistët e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Telashe e diskriminim pritet të ketë edhe në të ardhmen, me gjithë vendimet që kanë "prodhuar" rastet e 2018-s. Janë vendet që nuk e njohin shtetin e Kosovës ato që diskriminojnë sportistët kosovarë. Vende që sportistëve të Kosovës nuk u mundësojnë trajtim të barabartë ka edhe në Evropë. Këtë vit, pos Serbisë, është veçuar edhe Spanja.