Sport

Behrami mungon në ndeshjen e rëndësishme për Udinesen

 

Skuadra e Udineses ka udhëtuar pa kapitenin Valon Behrami për ndeshjen kundër SPAL-it.

Ndeshja SPAL - Udinese do të zhvillohet të mërkurën (sot), në kuadër të xhiros së 18-të të kampionatit italian, Serie A. Behrami do të mungojë në derbin e dy skuadrave të rrezikuara shkaku i suspendimit.