Sport

Ylli kosovar po punon për nxjerrjen e yjve australianë

Ylli kosovar po punon për nxjerrjen e yjve australianë

Në fund të edicionit të shkuar u tërhoq përfundimisht nga futbolli aktiv për t'iu përkushtuar zejes së trajnerit, për të cilën ishte përgatitur gjatë kohës sa ishte i lënduar. E lëndimet nuk i kishte të rralla.

Bëhet fjalë për ish-futbollistin Labinot Haliti që ka bërë emër në Australi me sukseset e tij. 34-vjeçari krahas punës si trajner i ekipit U-21 të Newcastle Jets ka hapur edhe akademinë e tij të futbollit - "Labinot Haliti Football School", shkruan sot Koha Ditore.