Sport

Skuadrat plotësojnë radhët me lojtarë të tjerë të huaj

Skuadrat plotësojnë radhët me lojtarë të tjerë të huaj

Pesë prej tetë skuadrave të Superligës kanë angazhuar lojtarë të tjerë të huaj në prag të stinorit pranveror në kampionatin e Kosovës në basketboll. Sipas FBK-së, për regjistrim është paraqitur vetëm amerikani i Bashkimit, Lamar Wofford Humphrey, por edhe Z Mobile Prishtina, Golden Eagle Ylli, Trepça e Ponte Prizreni kanë angazhuar lojtarë amerikanë në ditët e fundit.

Për dallim nga edicionet e kaluara, të paktën te Bashkimi nuk do të ketë "rokada" të lojtarëve të huaj. Prizrenasit për vite të tëra në pjesën e dytë të kampionatit kanë pasur të huaj të tjerë për dallim nga pjesa e parë e kampionatit. Kështu thotë kapiteni Qëndrim Biraj. Këtë herë të huajt që ishin në vjeshtë kanë mbetur, ndërsa atyre u është shtuar qendra Wofford Humphrey.