Sport

Kthimi i përfaqësueses në vendin ku gjithnjë ka përkrahje

 

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll në verë do të kthehet në vendin ku i zhvilloi ndeshjet e para zyrtare të saj. Do të jetë palestra "Minatori" në Mitrovicë, ku Kosova do të bëjë përpjekjet e fundit për kalim në raundin kryesor të kualifikimeve për “Eurobasket 2021”.

Kosova ka nisur garimin në raundin e dytë të parakualifikimeve, por prej këtij raundi nuk po ia del të kalojë në kualifikime. Kështu rastin e fundit do ta ketë në raundin e tretë parakualifikues, ku do të ketë kundërshtarë më të dobët se aktualisht, shkruan sot Koha Ditore.