Allegri: Morëm Ronaldon sepse është vendimtar Foto: Reuters

Allegri: Morëm Ronaldon sepse është vendimtar

16 January 2019 21:13

Max Allegri thotë se Juventusi ka transferuar Cristiano Ronaldon pasi është vendimtar dhe shënon gola të rëndësishëm.

Këto komente trajneri italian e bëri pikërisht pas fitores prej 1 me 0 ndaj Milanit në Superkupën e Italisë, me golin e vetëm që e shënoi Cristiano Ronaldo, transmeton Koha.net.

“Ne e transferuam Ronaldon pasi ai është vendimtar dhe shënon gola të rëndësishëm, por gjithë ekipi bëri paraqitje të mirë. Kishim përball një Milan të mirë që na shkaktoi probleme, por pas kartonin të kuq ne mund të shënonim edhe golin e dytë”, është shprehur Allegri për Rai Sport.

Ai u shpreh i lumtur për trofeun e parë të Juventusit për 2019.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme