Sport

Messi insiston se Barça është e përkushtuar për “tripletë”

 

Lionel Messi ka insistuar se Barcelona nuk heq dorë nga ndonjë garë, pasi që skuadra katalonjase të mërkurën mbrëma u kthye nga disavantazhi për të eliminuar Sevillan në çerekfinale të Kupës së Spanjës.

Pas disavantazhit 2:0 nga ndeshja e një jave më parë, skuadra e Ernesto Valverdes triumfoi thellë 6:1 në shtëpi, ku Messi shënoi golin e fundit të ndeshjes, ndërsa dy gola i shënoi Philippe Coutinho e nga një Ivan Rakitiq, Sergio Roberto e Luis Suarez, përcjell sot Koha Ditore.