Sport

Behrami në dyshim për ndeshjen me Torinon

 

Skuadra e Udineses pritet të paraqitet pa kapitenin Valon Behrami në ndeshjen e radhës kundër Torinos, kanë njoftuar të enjten mediumet italiane.

Behrami në stërvitje ka lënduar muskulin e këmbës dhe për këtë arsye nuk do të jetë në gjendje t'i ndihmojë Udinenes që të dielën luan në udhëtim, transmeton Koha Ditore.