Liverpooli mposht Watfordin, shkëlqejnë Mane e Van Dijk Foto: Reuters

Liverpooli mposht Watfordin, shkëlqejnë Mane e Van Dijk

27 February 2019 22:41

Liverpooli ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi kundër Watfordit në Premier Ligë.

Skuadra e Jurgen Kloppit shënoi fitore prej 5 me 0 në shtëpi, transmeton Koha.net.

Mane shënoi dy golat e parë në minutën e 9 dhe 20 pas asistimeve nga Alexander Arnoldi.

Golin e tretë e shënoi Origi në minutën e 66. Kurse dy golat e fundit i shënoi Van Dijk.

Në vendin e parë Liverpooli tani ka 69 pikë, kurse Watfordi në vendin e tetë i ka 40 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme