Sport

Sot fillon shitja e biletave për ndeshjet e Kosovës ndaj Danimarkës e Bullgarisë, më e shtrenjta 80 euro

Sot fillon shitja e biletave për ndeshjet e Kosovës ndaj Danimarkës e Bullgarisë, më e shtrenjta 80 euro

Sot do të fillojë shitja e biletave për dy ndeshjet e këtij muaji që Kombëtarja A do t’i zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, bën të ditur FFK.

Kosova më 21 mars do të luajë ndeshje miqësore me Danimarkën, derisa më 25 mars do ta luajë ndeshjen e parë për ciklin kualifikues “Euro2020” kundër Bullgarisë.