Sport

Futbolli, Hendbolli e Volejbolli përkrahen me vlerë totale mbi 750 mijë euro

Futbolli, Hendbolli e Volejbolli përkrahen me vlerë totale mbi 750 mijë euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit, ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi edhe me 3 federata të sporteve kolektive. Shuma totale e mbështetjes financiare arrin në vlerën e mbi 750 mijë eurove.

Memorandumet e sotme u nënshkruan me Federatën e Futbollit të Kosovës e cila u mbështet me 276 mijë e 590 euro, me Federatën e Hendbollit të cilës do t’i ndahen 245 mijë e 752 euro dhe me Federatën e Volejbollit të Kosovës e cila u përkrah me 243 mijë e 678 euro. Në bazë të memorandumeve, federatat janë të obliguara që këto mjete t’i shfrytëzojnë për realizimin e politikave të tyre programore.