Sport

Prishtina beson në mrekulli ndaj Vareses

Prishtina beson në mrekulli ndaj Vareses
 

Basketbollistët dhe trajneri i Z Mobile Prishtina "e vajtuan" shumë humbjen e mundësisë për të fituar në ndeshjen e parë ndaj skuadrës italiane Pallacanestro Varese. Mundësitë dhe përkrahjen e publikut e patën, por humbën ngushtë në fund 77:80.

E kjo performancë e ndeshjes së parë në Prishtinë, ka mbushur optimizëm bardhekaltrit se mund të bëjnë mrekullinë në Itali, në ndeshjen kthyese të 1\8 së finales të FIBA Europe Cup, shkruan sot Koha Ditore.