Sport

Abrashi kthehet në Kombëtare pas një viti e gjysmë

 

Mesfushori i Eintracht Frankfurtit, Amir Abrashi, është kthyer te Kombëtarja e Shqipërisë pas mungesës së gjatë. Abrashi ka nisur të luajë me ekipin gjerman vetëm para një muaji, meqë ishte i lënduar dhe pauzoi për gati një vit.

Por një muaj dhe pak ndeshje kanë mjaftuar që Abrashi të gjejë emrin e tij në listën e publikuar të enjten nga seleksionuesi Christian Panucci për ndeshjet e këtij muaji në kuadër të eliminatoreve për "Euro 2020", shkruan sot Koha Ditore.