Sport

Prishtina e përgjysmuar nuk lejon të befasohet në “Minatori”

Prishtina e përgjysmuar nuk lejon të befasohet në “Minatori”

Pa trajnerin Damir Mullaomeroviq dhe katër basketbollistë, skuadra e Z Mobile Prishtina me vështirësi ka arritur ta mposhtë Trepçën në duelin e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja e zhvilluar të dielën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë është mbyllur me shifrat 88:83 për Prishtinën dhe kështu ka mbetur ekipi i vetëm këtë edicion që ende nuk di për humbje në kampionat, shkruan sot “Koha Ditore”.