2 perditesime
18:41

Pritje të gjata për të hyrë në stadium

20 minuta para ndeshjes miqësore Kosovë – Danimarkë, janë krijuar radhë të gjata të njerëzve që duan të hyjnë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë se biletat për këtë miqësore ishin shitur për pak orë.

17:55

Formacionet zyrtare, Kosovë – Danimarkë

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Danimarkës.

Superylli i Danimarkës, Christian Eriksen, nuk është përfshirë në ekipin e parë të kombëtares daneze për miqësoren me Kosovën.

Për takimin që nis nga ora 19:00, ai është lënë në bankën rezervë. Te Kosova, po ashtu ka pak ndryshime në formacionin e parë.

Këto janë formacionet:

Kosova: Muriq, Aliti, Shala, Rashica, Halimi, Celina, Zeneli, Rrahmani, Vojvoda, Muriqi, Paqarada

Danimarka: Schmeichel, Ankersen, Christensen, Bruun Larsen, Delaney, Jorgensen, Braithwaite, Jorgensen, Dalsgaard, Lerager, Hojbjerg

Image
17:44

Gati për miqësoren Kosovë – Danimarkë

Gjithçka është gati për miqësoren e Kosovës me Danimarkën. Ndeshja do të nisë në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tashmë janë hapur dyert e stadiumit.

Në stadium kanë arritur edhe dy ekipet. Kanë arritur edhe gjyqtarët turq Ali Palabiyik, Serkan Olguncan, Cevdet Komurcuoglu. I katërti është kosovari Besfort Kasumi.

KTV raportoi më herët se kapiten i Kosovës për këtë ndeshje pritet të jetë mesfushori Herolind Shala.