Sport

Challandes i kënaqur me paraqitjen ndaj Danimarksë, i vjen keq që Kosova lëshoi fitoren nga duart

Challandes i kënaqur me paraqitjen ndaj Danimarksë, i vjen keq që Kosova lëshoi fitoren nga duart

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, është shprehur i kënaqur me barazimin ndaj Danimarkës, 2 me 2, në miqësoren e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

“Mendoj se mund të jemi të lumtur me këtë ndeshje dhe qartë, ishte ndeshje intensive. Për mua, ekipi bëri punë shumë të mirë. Patëm disa raste të mira. Shënuam dy, pësuam dy kundër një ekipe shumë të fortë. Mendoj se ishte një performancë shumë e mirë ekipore dhe jam i kënaqur”, ka thënë ai pas ndeshjes.