Sport

Arsenali e kërkon Jordanin si zëvendësim për Ramseyn

Arsenali e kërkon Jordanin si zëvendësim për Ramseyn

Arsenali është duke e kërkuar mesfushorin e Eibarit, Joan Jordan si zëvendësim të mundshëm për uellsianin Aaron Ramsey, raporton gazeta "Marca" të dielën. Jordan 24-vjeçar ka një klauzolë për lirim prej 15 milionë euro në kontratën e tij me Eibarin.

Por, krerët e Arsenalit po shpresojnë të negociojnë një çmim më të ulët. Jordan ka shënuar tre gola dhe asistuar katër herë në 27 ndeshje në La Liga këtë stinor. Ramsey ndërkohë do t'i bashkohet Juventusit në verë.