Sport

Lëndimi i fundit vë në pikëpyetje karrierën e Behramit

 

Mesfushori Valon Behrami mund të detyrohet të tërhiqet nga futbolli aktiv pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen e fundit të Udineses, që barazoi në udhëtim 1:1 ndaj Milanit, të martën mbrëma në "San Siro".

Behrami, 33-vjeçar, në minutën e 75-të u nxor me barelë nga fusha pas lëndimit të rëndë që e pësoi në nyjën e këmbës së djathtë, përcjell sot Koha Ditore.