Sport

Bayerni e Dortmundi në garë për marokenin Ziyech

 

Skuadrat nga Bundesliga, Bayern Muenchen dhe Borussia Dortmund janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Ajaxit, Hakim Ziyech ka njoftuar të martën uebfajqa "Sport.de".

Të dyja ekipet e shohin marokenin 26-vjeçar, si përforcim të duhur për edicionin e ardhshëm dhe janë të gatshme të shpenzojnë rreth 35 milionë euro për transferimin e tij gjatë kësaj vere.