Nis ndeshja vendimtare që Kosovën mund ta çojë në Botëror

Kosova U21 në hendboll shkruan historinë, kombëtarja e parë që prek Botërorin

14 April 2019 17:57
19:21

Kombëtarja e Kosovës U21 në hendboll ka shkruar historinë duke u bërë kombëtarja e parë e Kosovës që arrin të kualifikohet në një Kampionat Botëror.

Sot “Dardanët” fituan ndaj Taipeit Kinez me rezultat 30:26 në finalen e IHF Intercontinental për të siguruar kualifikimin në Botëror. Që nga fillimi kosovarët ishin në epërsi, që njëherë madje arriti në tetë gola.

Kampionati Botëror 2019 do të mbahet në Spanjë në muajin korrik.

19:09

Kosova ruan avantazhin ndaj Taipeit

Kosova po e ruan avantazhin ndaj Taipeit Kinez teksa ndeshja po shkon drejt fundit.

Me 22 minuta lojë deri tash në pjesën e dytë, rezultati është 25:22 në të mirë të Kosovës.

18:55

Kosova thellon epërsinë ndaj Taipeit

Në shtatë ka shkuar epërsia e Kosovës U21 në hendboll ndaj Taipeit.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 12:10, por një seri e mirë e “Dardanëve” në fillim të pjesës së dytë ka bërë që kjo epërsi të thellohet.

Tash Kosova po udhëheq 20:13 duke marrë lojën në kontroll. Deri tash kanë kaluar dhjetë minuta lojë në pjesën e dytë.

18:51

Kosova ruan epërsinë ndaj Taipeit

Kosova U21 ka arritur të çojë në pesë gola diferencën me Taipein Kinez në finalen e IHF Intercontinental.

Rezultati aktual pas tetë minutash lojë në pjesën e dytë është 18:13.

18:48

Këndellet Kosova, ikën në katër gola nga Taipei

Pas një serie jo të mirë të Kosovës, “Dardanët” janë këndellur me të nisë pjesa e dytë.

Tani Kosova po udhëheq me katër gola epërsi ndaj Taipeit, 15:11.

18:45

Nis pjesa e dytë, epërsi minimale e Kosovës

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes, me Taipein Kinez që ka ngushtuar në minimum epërsinë e Kosovës, 12:11.

18:26

Kosova mbyll pjesën e parë në epërsi të ngushtë ndaj Taipeit

Kosova U21 në hendboll ka mbyllur në epërsi pjesën e parë të finales së IHF Trophy Intercontinental ndaj Taipeit Kinez.

Edhe pse në fillim të ndeshjes epërsia për “Dardanët” shkoi deri në tetë gola, në fund të 30-minutëshit Kosova pati epërsi prej vetëm dy golash, 12:10.

Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë në Kampionatin Botëror që zhvillohet gjatë verës.

18:21

Ngushtohet epërsia e Kosovës ndaj Taipeit

Taipei Kinez me një seri golash ka ngushtuar epërsinë ndaj Kosovës.

Tani rezultati është 11:6 në të mirë të Kosovës, pas 22 minutash lojë.

18:15

Avantazh i konsiderueshëm i Kosovës ndaj Taipeit

Akoma pa kaluar 14 minuta lojë, Kosova U21 ka siguruar avantazh të konsiderueshëm në përballjen me Taipein Kinez në ndeshjen që mund ta çojë Kosovën në Kampionatin Botëror gjatë verës.

Ekipi i Kosovës po fiton 8 me 1.

18:10

Kosova e bindshme në fillim ndaj Taipeit Kinez

Pesë gola epërsi për Kosovën kanë detyruar trajnerin e Taipeit Kinez të marrë një minutë pushim. Kosova po fiton 6 me 1 duke shkëlqyer që nga aksioni i parë.

18:08

Kosova nis mirë ndeshjen vendimtare ndaj Taipeit Kinez

Kosova e ka nisur mirë ndeshjen. Teksa kanë kaluar tetë minuta lojë, “Dardanët” po udhëheqin 4 me 1.

17:57

Nis ndeshja vendimtare që Kosovën mund ta çojë në Botëror

Ka nisur në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve ndeshja finale e IHF Junior Intercontinental mes Kosovës U21 dhe Taipeit Kinez U21 në hendboll, fituesi i së cilës do të shkojë në Kampionatin Botëror.

Kosova ka mposhtur Taipein në fillim të kësaj gare.

Kjo do të ishte hera e parë që Kosova mund të paraqitet në një Botëror. Botërori i hendbollit për U21 nis në Spanjë nga 16 korriku e zgjat deri më 28 korrik.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme