Sport

Nuhiu mbetet te Sheffieldi

Nuhiu mbetet te Sheffieldi

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, pritet që edhe edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës angleze Sheffield Wednesday, që bën gara në Championship.

29-vjeçari, të hënën, në një intervistë për "The Star" ka thënë se ndihet shumë mirë te Sheffieldi, më të cilin ka kontratë deri në fund të edicionit të ardhshëm.