Sport

Rahoveci në përpjekje për t’i shtuar dramacitet finales

 

Rahoveci nuk i ka bërë shumë konkurrencë Z Mobile Prishtinës në ndeshjen e parë të serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të enjten mbrëma, Prishtina e fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 110:82. Rahoveci nuk kishte mundur t'i rezistonte shumë Prishtinës as në finale të Kupës së Kosovës, që ishte luajtur pikërisht në Rahovec në fillim të marsit. Atë finale Prishtina e kishte fituar me rezultatin 96:60, shkruan sot “Koha Ditore”.