Sport

Trajneri i KB Prishtinës gjobitet dhe suspendohet para ndeshjes ndaj Rahovecit

Foto: Koha
 

Trajneri Damir Mullaomeroviq nuk do të mund ta udhëheqë Z Mobile Prishtinën në ndeshjen e tretë të serisë finale kundër Rahovecit, që luhet të martën (20:30).

Mullaomeroviq të hënën është gjobitur dhe suspenduar nga Komesari i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).